Burime pranë DSHP Shkodër bëjnë me dije se, në bazë të rezultateve, 12 qytetarë rezultojnë mbartës të Koronavirusit në qytetin e Shkodrës, raporton Syri.net.

Të gjithë personat pozitivë kanë lidhje me dy banorët e Shkodrës në lagjen Kiras dhe Dobrac, të cilët u diagnostifikuan me COVID-19 gjatë ditës së sotme.

Me 12 personat në fjalë, numri total i të prekurve në qytetin e Shkodrës shkon në 22, ndërsa në të gjithë qarkun plot 26.

Ndërkohë pritet edhe përgjigja e Ministrisë së Shëndetësisë.