Është rritur numri I rasteve të infektuara me COVID-19 në qarkun Shkodër, ku ditën e sotme janë konfirmuar 3 raste të reja në bashkinë Shkodër dhe Pukë.

Në Shkodër janë konfirmuar 2 raste të reja, 1 na lagjen “Kiras” dhe tjetri në lagjen “Dobraç” ndërsa në Pukë, personi I infektuar është banor I fshatit Luf. Në total numri I personave të prekur nga koronavirusi në rang qarku është 15, ndër të cilët 5 persona të infektuar në qytetin e Shkodrës,

4 persona të infektuar në Pukë ku 3 janë nga e njëjta familje dhe 6 persona të infektuar në Vau Dejës, pjesë e një rrethi familjar. Në bashkinë Vau Dejës, anëtarët e tjerë të familjes janë vetëizoluar ndërkohë në Shkodër situata vazhdon të mbetet nën kontrollin e mjekëve për gjurmimin e atyre personave të cilët kanë pasur kontakte me përsonat e infektuar.

Pas gjurmimit u bëhet edhe testi me tampon për të verifikuar nëse janë apo jo mbartës të virusit COVID-19. Deri më tani, e vetmja bashki në qarkun Shkodër e paprekur nga COVID-19 është ajo e Malësisë së Madhe, ku nuk ka asnjë rast të dyshuar apo të infektuar me virus. Ndërkohë, e qetë nuk paraqitet situata sa I takon lëvizjeve të qytetarëve shkodranë të cilët pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve nuk I ndalin daljet nga banesat në orë të ndryshme të ditës, dke thuer rregullat e izolimit të detyrueshëm.

Qarku Shkodër
Bashkia Shkodër 5 raste të konfirmuara
Bashkia Vau Dejës 6 raste të konfirmuara
Bashkia Pukë 4 raste të konfirmuara
Bashkia Malësi e Madhe asnjë rast të konfirmuar