Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”. Ai ka folur rreth situatës së krijuar nga Koronavirusi në vend dhe masave të ndërmarra.

Mes të tjerash Rama ka bërë të ditur pse në Shqipëri nuk bëhen më shumë teste. “Pse nuk bëhen më shumë teste sepse duket sikur po fshihet numri i të infektuarve?”, u pyet ai nga gazetari Blendi Fevziu.

Kryeministri rradhiti tre arsye duke sqaruar se testet janë strategji.

“Së pati testet bëhen në laborator të akredituar nga OBSH;

Së dyti testet janë strategji dhe nuk mund të bëhen hap sportele dhe bëj teste;

Së treti po jap ca të dhëna: Rajoni i Lombardisë, rajoni më i prekur ka bërë 12 mijë teste për 1 milionë banorë ndërkohë që në Korenë e Jugut, që e përmendim si rast suksesi ka 4450 teste pra 1/3 e testeve. Shqipëria ka bërë deri dje rreth 6.6 teste për çdo pozitiv, mesatarja e Italisë është 7.8 teste për çdo rast pozitiv pra Shqipëria ka bërë 15% më pak se mesatarja e Italisë dhe ka bërë 2.4 herë më shumë se Lombardia. Strategjia është jashtëzakonisht frytdhënëse sepse neve po na jep rezultat”, u shpreh Rama.