Po bën xhiron e uebit videoja e 93-vjeçarit spanjoll që la spitalin pasi arriti të shërohej nga koronavirusi. Burri, emri i të cilit nuk u bë i ditur për arsye privatësie, mundi virusin pas 5 ditësh i shtruar në spitalin në Katalonjë.

Pak përpara se të dilte nga spitali, u përshëndet nga mjekët dhe infermierët me një duartrokitje të gjatë dhe të ngrohtë, që emocionoi pacientin dhe shikuesit e videos.