Puna, dashuria, financat/ Çfarë parashikojnë yjet për muajin prill 2020

Dashi
Dielli do të qendrojë në shenjën tuaj deri më 20 prill, gjë që shpjegon rritjen e energjisë dhe dinamizmin që keni. Një forcë e re lind brenda jush dhe premton sukses në atë që do vendosni të bëni. Nëse nuk guxoni, nuk do të fitoni. Që nga ky muaj që është edhe ditëlindja juaj, ia vlen të përfitoni për interesin tuaj. Me Diellin që do të shkojë tek Demi që nga data 21, mundësitë mbeten të vlefshme për aq kohë sa ju bëni lëvizjen për t’i shfrytëzuar ato. Mërkuri qëndron gjatë gjithë muajit në shenjën tuaj, i cili përmirëson komunikimin tuaj. Mendja juaj do të funksionojë më qartë dhe më e përqendruar, kështu që aktivitetet tuaja profesionale do të jenë më pak të vështira se zakonisht. Ju gjithashtu do keni nevojën të shprehni veten më shumë se zakonisht, ndërsa është koha ideale për të gjetur një punë të re nëse është përfshirë në planet tuaja.

Parashikimet në Dashuri: Afërdita mbetet tek Demi deri më 24 Prill. Kjo është një shenjë që është afër jush, kështu që efekti që pranoni në jetën tuaj emocionale është neutral. Kjo do të thotë që në përgjithësi do të keni momente të këndshme. Megjithatë, nëse jeni duke kërkuar një partner, ju duhet të bëheni më aktivë. Me vendosje aktuale planetare, nuk ka gjasa që një person të shfaqet papritmas në jetën tuaj nëse nuk bëni diçka dhe ju. Por mbani në mend se përpjekjet tuaja nuk do të shkojnë dëm. Shpërblimi do të jetë i ëmbël. Për ata që janë në një marrëdhënie, ju mund të prisni “lulëzimin” që Pranvera dhe planetet do të sjellin.

Parashikimet Profesionale: Jupiter mbetet tek Akrepi deri më 8 nëntor, duke krijuar kushtet e përgjithshme që do të orjentojnë situatat dhe zhvillimet e reja. Nëse jeni duke kërkuar diçka të re dhe më interesante në jetën tuaj, duhet të jeni më aktivë në fushën profesionale. Ju keni shumë kohë para jush, prandaj mos nxitoni për të marrë vendime ose për të shtyrë gjërat në drejtimin që dëshironi. Me Saturnin duke vënë disa pengesa dhe sfida në rrugën tuaj, do të shikoni gjerat më mënyrë me të pjekur dhe do të bëni zgjedhjet që në kushte të tjera nuk do të kishit mundur. Mos harroni se me këtë ndikim, ju do të merrni atë që me të vërtetë meritoni. Ja vlen të përpiqeni. Financat tuaja do të jenë të lidhura ngushtë me zgjedhjet tuaja profesionale.

 

Demi
Në fillim të muajit Dielli tek Dashi, ku do të mbetet deri në 20 Prill. Pastaj ai kalon në shenjën tuaj, kështu që ju jepet energji dhe gjalleri gjatë gjithë kohëzgjatjes së qëndrimit të tij aty. Prandaj, është një mundësi e mirë për të përfituar nga gjendja e mirë dhe për të bërë plane për periudhën e ardhshme. Ndihmë e jashtëzakonshme në komunikim do t’ju jepet edhe nga Merkuri, i cili është në shenjën tuaj që nga muaji i parë. Sqaroni situatat dhe i vendosni gjërat, si personale ashtu edhe profesionale në një rregull. Ju do të keni një mendje të qartë, një konceptim të mirë të kohës dhe do të ndiheni shumë fleksibël midis detyrave tuaja të planifikuara. Ju mund të shprehni idetë tuaja në mënyrë efektive, qoftë me shkrim ose me fjalë. Kjo është arsyeja, nëse profesioni juaj është i lidhur me një aftësi të tillë, ju do të jenoi të favorizuar në maximum këtë muaj.

Parashikimet në Dashuri: Afërdita do të mbetet në shenjën tuaj për pjesën më të madhe të prillit. Kjo do të thotë që do të keni momente interesante në jetën tuaj emocionale! Ditë harmonike vijnë për të larguar mërzinë dhe humorin e keq. Njeriu juaj i zemrës do t’ju zgjojë përsëri interesin, gjë që do të sjellë në marrëdhënie momente më të këndshme. Nëse jeni beqar këtë periudhë, flirtimi nuk do të mungojë nga jeta juaj dhe do të ndjeni në përgjithësi tërheqjen e theksuar me seksin tjetër. Flirtoni sa më shumë dhe ndjeni bukurinë e ndjenjave të ngrohta.

Parashikimet Profesionale: Marsin tek Bricjapi, është një mundësi e mirë për të dhënë nxitjen e duhur planeve tuaja dhe për të përfituar nga vullneti juaj i fortë për të arritur atë që dëshironi. Megjithatë, ju duhet kontrolloni padurimin dhe agresionin që ju karakterizon mendimin dhe veprimin tuaj. Mos i kushtoni shumë vëmendje grindjeve të vogla, sepse nuk do të jetë e vështirë që këto zënka të marrin përmasa të medhaja në vendin e punës. Pozicioni i Saturnit do ju ndihmojë të jepni stabilitet financave tuaja, pasi përpjekjet e bëra këtu do të japin rezultatet e duhura në të ardhmen.

 

Binjakët
Dielli do të qendrojë tek Dashi deri në 20 prill, që do të thotë se do të keni shumë energji gjatë kësaj kohe. Mundësitë që do të shfaqën në rrugën tuaj, duhet të arrini t’i kapni dhe t’i shfrytëzoni ato në mënyrën më të mirë. Vendimet që lidhen me këto do t’ju bëjnë të ndiheni të sigurt dhe më të qendrushëm. Duket se harmonia do të karakterizojë këto ditë. Me Diellin që shkon tek Demi, tensioni dhe energjia ulen, por momentet e mira dhe të bukura mbeten. Merkuri do të ketë gjithashtu një vend të mirë për shenjën tuaj, i cili do të jetë në Dashi. Ky qëndrim ju ndihmon shumë në ndjekjet tuaja profesionale dhe në çdo lloj kontakti dhe komunikimi që doni të bëni. Me lëvizjën në drejtim të kundërt të Merkurit prej 15 vitesh, është mirë të ulni pak tonet dhe të mos jepni hapësirë grindjeve që sjell momenti. Disa gënjeshtra do t’ju irritojnë.

Parashikimet në Dashuri: Afërdita tek Demi deri në datën 23 dhe më pas hyn në shenjën tuaj. Ju do të ndjeni favorizimin në këtë periudhë. Do të ndiheni më të gëzuar dhe miqësorë, gjë që do të ndikojë pozitivisht në marrëdhënien tuaj dhe do të bëjë partnerin të qëndrojë pozitiv me qëndrimin tuaj. Është një kohë e mirë për dashurinë, miqësinë dhe martesën. Ndërsa nëse jeni duke kërkuar për një sfidë të re në jetën tuaj personale dhe të lodhur nga të qenurit vetëm është një kohë e mirë për të komunikuar dhe për të bërë një jetë më sociale. Energjia juaj pozitive dhe shkëlqimi do të tërheqin vëmendjën e personave të rinj. Mos i mbyllni derën mundësive.

Parashikimet Profesionale: Me Marsin tek Bricjapi i cili do të qendrojë aty gjatë gjithë muajit, do të keni një tendencë të mendoni seriozisht dhe të vendosin nëse energjia që po shpenzoni është në drejtimin e duhur dhe arsyet e duhura. Mund të jetë një mundësi e mirë për të shqyrtuar qëndrimin tuaj dhe zgjedhjet tuaja në këtë fushë. Ndoshta do të zbuloni objekte ose sipërmarrje të reja që do t’ju bëjnë të ndiheni shumë më kreativ. Për sa i përket sektorit ekonomik, duhet të kujdeseni që të mos e teproni. Pavarësisht nga vështirësitë, mund të bëni disa investime të vogla të zgjuara që keni menduar për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë, është një periudhë ku mund të studioni një sipërmarrje të re ekonomike dhe të merrni vendime në lidhje me të.

 

Gaforrja
Me diellin tek Dashi deri në datën 20 të muajit, ju do të përjetoni sfida të ndryshme në jetën tuaj të përditshme. Ka gjasa të mendoni se disa njerëz po veprojnë kundër interesave tuaja, gjë që do ju zhgënjejë shumë. Mundohuni të mbani diplomacinë tuaj për të shmangur ekzagjerimet. Përmes vështirësive ju do të mësoni dhe do rriteni, kështu që mos u gjunjëzoni ndaj presioneve. Pas datës 20 të muajit, gjërat do të jenë shumë më mirë, Dielli kalon tek Demi, një pozicion shumë i favorshëm për shenjën tuaj. Së shpejti do të vijë momenti ku do të ndjeni ngrohtësinë dhe energjinë e Diellit. Me Mërkurin tek Dashi, karakterizohet kokëfortësia juaj dhe duhet të jeni të kujdesshëm për të shmangur gënjeshtrat. E vërteta është se komunikimi nuk do të jetë pika juaj e fortë, kështu që sytë dhe veshët tuaj duhet të jenë të hapur.

Parashikimet në Dashuri: Me Afërditën tek Demi deri më 24 prill, ndikimet që ju merrni do të jenë mjaft të favorshme, kështu i lejoni vetes t’i shijoni dhe të gëzoni këto momente harmonike me dashuri, miqësi dhe mirëkuptim. Jeni një shenjë që shijoni momentet familjare në shtëpi ose në një martesë, kështu mushni bateritë tuaj në maksimum. Vëmendje megjithatë do ju nevojitet nga ndikimi i Marsit tek Bricjapin. Kjo ju bën pak më agresive dhe ju shtyn në konflikte për çështje të vogla. Mos u dorëzoni ndaj efekteve negative. Ruani qetësinë tuaj dhe do të shihni se sa mirë do të shijoni momentet tuaja, qoftë në një marrëdhenie ose për të bërë njohuri të reja.

Parashikimet Profesionale: Jupiteri tek Akrepi ju ofron favorizimin e tij dhe ju ndihmon për të shprehur anën tuaj krijuese. Në nivel personal ai ju ndihmon të shpreheni dhe të çliroheni, por në atë profesional do ju japë mundësinë për të rritur aftësitë dhe kualifikimet tuaja. Përdorni idetë tuaja dhe mos i mbani në sirtar për shkak të frikës ose pasigurisë. Bashkëpunimet do të jenë në një periudhë të mirë dhe do të keni mjaft tolerancë dhe bujari, gjë që i bën gjërat më të lehta. Pengesat e vogla që lindin nga detyrimet tuaja financiare kanë të bëjnë me faktin se Saturni është tek Bricjapi dhe nuk ju favorizon ky pozicion. Jini të durueshëm.

 

Luani
Luani i dashur, sundimtari juaj Dielli do të jetë në një pozicion të favorshëm për shenjën tuaj në pjesën më të madhe të muajit, kështu që ju do të keni kënaqësinë të ndjeni gjallërinë dhe energjinë që ju ndihmon për të vepruar në mënyrën që ju dëshironi. Sigurohuni që të përfitoni nga këto favorizime. Ai do të qëndrojë në Dash deri në datën 20. Pastaj shkon tek Demi, kështu që efekti i tij pozitiv zvogëlohet. Që tani e tutje, do të duhet të bëni disa përpjekje për të arritur atë që ju dëshironi. Ju do të duhet të punoni më shumë dhe më të organizuar. Nga ana tjetër, Mërkuri do të mbetet tek Dashi muaj të tërë kështu që ju do të keni mundësi për të promovuar planet e biznesit të cilat kërkojnë komunikim të mirë dhe bindje. Merkuri ndalon lëvizjen në drejtim të kundërt në datën 15, kështu që deri atëhëre sigurohuni që të jeni të qartë me qëndrimet dhe fjalët tuaja.

Parashikimet në Dashuri: Afërdita kalon tek Demi në 31 mars, duke shumëfishuar përfitimet. Nga data 24 kalon tek Binjakët, gjë që ju bën të ndjeni një rënie të lehtë në marrëdhënie. Nëse gjërat janë mirë në përgjithësi, ju do të ndjeni një monotoni, por në qoftë se ka çështje që e bëjnë atmosferën të rëndë, tani është e nevojshme të luftoni për balancimin e jetës tuaj emocionale. Kjo është arsyeja pse duhet të përdorni periudhën para datës 24 për të ndërtuar një klimë të këndshme dhe për të mos u stresuar më vonë.

Parashikimet Profesionale: Jupiteri tek Akrepi sjell suksese në jetën tuaj profesionale. Kjo do të thotë se është e mundshme që të arrini rezultate të shkëlqyera gjatë këtij muaji. Megjithatë, ju duhet të shmangni një gabim shumë të rëndësishëm. Ky lidhet me ndjenjën e ekuilibrit në përpjekjet tuaja. Mos u bëni mendjemadh dhe arrogantë. Përshtatuni në disa situata dhe tregoni disiplinë. Mbajtja e punëve tuaja nën kontroll, do ju sjellë mundësi për zhvillim profesional. Nëse një mosmarrëveshje ligjore është në zhvillim e sipër, do të ishte më mirë të negocionoheshit në disa pika. Për financat, Saturni tek Bricjapi ju ndihmon për të zgjidhur situatat e vështira.

 

Virgjëresha
Dielli mbetet tek Dashi deri në datën 20 të muajit dhe ju ndihmon të mblidhni fuqitë tuaj dhe të përqëndroheni në ndryshimet që doni të bëni në disa zona të jetës suaj. Pastaj ai kalon në shenjën e Demit, që ju ofron ndihmë për planet tuaja. Ju do të ndjeni një nxitje të ndjeshme të energjisë dhe gjallërisë, do të ndiheni të aftë të arrini suksese të mëdhaja. Mendimi dhe qëndrimi juaj pozitiv do të jetë i qartë. Kjo do ta bëjë më të lehtë për ju arritjen e qëllimeve dhe gjërave të mëdhaja. Mërkuri qëndron tek Dashi gjatë gjithë muajit dhe do ju japë bindje në fjalët tuaja dhe aftësi të mëdhaja për të trajtuar negociatat tuaja. Përfitoni nga mundësitë që do t’ju jepen dhe diskutoni në lidhje më to, veçanërisht në lidhje me ndryshimet profesionale. Është koha për të ndryshuar gjithçka që ju zhgënjen ose nuk ju pëlqen në këtë fushë.

Parashikimet në Dashuri: Afërdita tek Demi deri në datën 24 të muajit krijon kushte të mrekullueshme në jetën tuaj emocionale. Ky pozicion ju frymëzon dhe ju bën më kreativ, të aftë ta perceptoni artin dhe ta fusni atë në jetën tuaj personale, duke i dhuruar lumturi partnerit tuaj. Idetë kreative do ta bëjnë klimën më interesante, ndërkohë që ndjenja e mirë do të luajë një rol të rëndësishëm këto ditë. Një shëtitje në natyrë ose një angazhim i përbashkët do të përmirësojë humorin dhe klimën midis jush. Jeni beqar apo jo, ky muaj pritet të jetë i kënaqshëm.

Parashikimet Profesionale: Në nivelin profesional, kjo krijimtari ju ndihmon të gjeni zgjidhje për problemet tuaja dhe të “ngriheni” në sytë e eprorëve tuaj. Është një kohë e mirë për të menaxhuar raste të vështira që nuk janë zgjidhur për një sërë arsyesh deri më tani. Nëse profesioni juaj ka të lidhje me një formë të artit, ky muaj do të shkojë mirë për ju. Me Jupiterin tek Akrepi, profili juaj social është i favorizuar dhe kontaktet që bëni me të tjerët janë të afta të sjellin zhvillime shumë interesante. Është mirë që ndonjëherë të arrini kaq shumë, pa shumë përpjekje. Financat tuaja do të karakterizohen nga stabiliteti këtë muaj dhe do arrini t’i menaxhoni nëse jeni në përputhje me detyrimet tuaja.

 

Peshorja
Peshorja ime e dashur, Dielli tek Dashi deri në 20 të muajit do ju sjelli disa vështirësi dhe mund të lindin pengesa. Megjithatë, nëse shikoni me kujdes dhe kontrolloni impulsivitetin do të arrini të mbani kontrollin e situatave dhe nuk do të humbni ekuilibrin tuaj . Në këtë periudhë duket se nuk do të jetë e lehtë për të ndarë idetë tuaja me të tjerët, kështu që dukeni më pak tërheqës sesa zakonisht. Ju nuk diskutoni gjithçka me të gjithë. Në disa raste, megjithatë, do të duhet të mbroni pikëpamjet tuaja, kështu që tregoni dinamizmin e domosdoshëm, por mos arrini ne ekstreme. Me Merkur tek Dashi gjatë gjithë prillit, do të duhet të jeni më të vëmendshëm ndaj komunikimit tuaj. Nuk do të jetë e vështirë të bëhen gabime dhe keqkuptime. Mund të dalin në dritë dhe gënjeshtra. Mbani durimin tuaj dhe mos u mashtroni nga ndjenjat.

Parashikimet në Dashuri: Afërdita tek Demi krijon kushte pozitive në jetën tuaj emocionale dhe do të interesoheni më shumë për këtë fushë. Ju pyesni veten nëse gjërat janë mirë dhe çfarë duhet të ndryshoni për të marrë më shumë kënaqesi. Nëse ka diçka që duhet ta ndryshoni këtë periudhë është mirë ta bëni atë. Në përgjithësi, gjërat do të zhvillohen mjaft mirë dhe ju do të ndjeheni më mirë si me veten dhe me partnerin tuaj.

Parashikimet Profesionale: Me Mërkurin tek Dashi në Prill, ju duhet t’i kushtoni vëmendje marrëveshjeve dhe kontratave. Duhet të jeni sa më të sigurtë për zgjedhjet tuaja përpara nënshkrimit e tyre. Duke mos punuar me saktësi dhe disiplinë është pothuajse e pamundur të shmangni gabimet impulsive. Irritimi, nëse mbetet i pakontrolluar, do ju shpërqendrojë dhe kjo nuk do të jetë e mirë për angazhimet tuaja profesionale. Sigurohuni që të qëndroni të qetë dhe të kujdesueni për shendetin tuaj, sepse me Marsin tek Bricjapi, nuk do të jetë e vështirë për të ngritur çështje shëndetësore. Jupiteri tek Akrepi ju jep ndihmën në financiare që ia vlen të shfrytëzoni për të parë zhvillimet që dëshironi në këtë fushë. Trego durim.

 

Akrepi
Akrep të dashur, Dielli qendron tek Dashi deri në datën 20 të muajit, një pozicion që ju jep forcën që ju duhet për ndryshimet në qoftë se ato janë në planet tuaja. Tani do të gjeni energjinë dhe guximin për t’i zbatuar ato. Prej datës 20 e tutje, ai shkon tek Demi, një shenjë që qëndron përballë jush. Pra, ka shumë gjasa të ndieni kundërshtimin nga personat që ju rrethojnë. Me Merkurin në lëvizje në drejtim të kundërt tek Dashi deri në datën 15 të muajit,ju nuk do të keni mbështetjen që ju do të donit në komunikim ,në mendime dhe tregti. Ndoshta do ju duhet një ndihmë nga njerëzit që ju besojnë të cilen mund të prisni pas datës 16, duke u kthyer në rrugën e duhur. Mundohuni të jeni të saktë në punën tuaj dhe mos lini asnjë dyshim në lidhje më te. Jupiteri është në shenjën tuaj gjatë këtij viti prandaj vazhdoni çdo përpjekje që keni filluar për të përmirësuar kushtet e jetës tuaj.

Parashikimet në Dashuri: Në dashuri këni një vështirësi për të shijuar gjërat dhe Afërdita do të jetë tek Demi deri në datën 24. Nuk do të jetë e çuditshme nëse ju ndiheni të pakënaqur apo nuk jeni në gjendje të plotësoni atë që do “gjysma tjetër”. Ju do të gjeni të vështirë për të parë bukurinë e gjërave dhe kjo do të bëjë psikologjinë tuaj të ketë ulje dhe ngritje.Është mirë të kuptohet se nuk vlen të kushtoni shumë vëmendje në disa gjëra dhe të përpiqeni të shikoni nën sipërfaqe.Çfarë saktësisht kërkoni nga jeta juaj personale?

Parashikimet Profesionale: Jupiteri sjell fat në jetën tuaj profesionale krijon kushte të favorshme për marrëdhëniet tuaja me eprorët të cilat janë duke kaluar një periudhë të mirë, e cila ndihmon për të arritur objektivat dhe ecurinë e punës tuaj. Gjithashtu është shumë e mundshme që të pranoni njohjen publike ose të merrni një çmim për një punë. Nëse biznesi juaj është i lidhur me arsimin, atëherë prisni zhvillime shumë interesante. Me Saturnin tek Bricjapi, ju mund të merrni përsipër detyra të vështira dhe të kryeni detyrën më të vështira. Përfitoni nga kjo situatë për të mirën e financave tuaja. Ditë më të mira vijnë.

 

Shigjetari
Per juve te shenjes se Shigjetarit, Dielli do të jetë tek Dashi për dy të tretat e muajit, një pozicion që do ju ofrojë rritje të energjisë dhe dëshirës për të vepruar sa më mirë më projektet tuaja. Ju do të ndiheni mjaft të fortë dhe plotë besim dhe dinamizëm. Mendimi juaj do të jetë i qartë, ndërsa vetebesimi do t’ju bëjë të mos hezitoni. Me kalimin e Diellit tek Demi, ju do të keni mundësi për të menduar për atë që ju duhet të rishikoni në jetën tuaj. Saturni tek Bricjapi ju kujton që të merreni me gabimet tuaja dhe të mësoni prej tyre.Mësimi do të jetë mjaft i rëndësishëm për ju, por për fat të mire vendi i tij nuk ka një ndikim të fortë që të pengojnë jetën tuaj. Me Mërkurin në lëvizje në drejtim të kundërt më Dashin deri në mes të muajit duhet ti kushtoni vëmendje transaksioneve tregtare.

Parashikimet në Dashuri: Në dashuri duhet të jeni mjaft te kujdesshëm deri në datën 15, sepse komunikimi nuk do të jetë optimal. Kini kujdes më temat që hapni sepse mund që të irritoheni sidomos tani që nuk keni durimin e duhur për menaxhimin e tyre. Pas dates 15 ju do të shihni se gjërat do të normalizohen, sepse Merkuri do të vazhdojnë rrugën në drejtim të kundërt më Dashin. Pasioni dhe seksualiteti do të jenë në rritje duke i dhënë një ngjyrë ndryshe në jetën tuaj emocionale nëse ju jeni në një marrëdhënie ose jeni duke kërkuar për gjysmën tuaj.

Parashikimet Profesionale: Në biznes kjo periudhë do të jetë më pak aktive ose intensive. Afërdita tek Dashi deri në datën 23, ofron bashkëpunimeve dhe kontakteve tuaja profesionale një frymë më të rafinuar dhe e mban larg tensionin. Marsi hyn tek Bricjapi, kështu që efekti është më i koordinuar dhe mbart urtësi. Kjo është një periudhë e mirë të organizoheni para se të merrni mundimin për të kaluar në veprim. Në ekonomi, ju do të jeni në gjendje për të rishikuar planin me të cilën ju do të lëvizni dhe të bëni rregullime të rëndësishme për shkak të bilancit tuaj.

 

Bricjapi
I dashur Bricjap, Dielli është tek Dashi deri në 20 të muajit duke ju dhënë vrullin, pasionin, por edhe një sjellje më të pakujdesshëm, ndërsa më Saturnin në shenjën tuaj, i cili ju ndihmon të kuptoni dhe të mësoni nga gabimet. Ky muaj ka për tju ofruar njohuri dhe konkluzione të vlefshme për aq kohë sa ju keni sytë dhe veshët hapur dhe jo të qendroni larg nga dëshira për të arritur çdo qellim. Koha luan një rol të rëndësishëm dhe duhet ta lejoni që të rrjedhi në avantazhin tuaj.Me Merkuri tek Dashi, mund të thohet diçka që do ju dëmtojë ose të dëgjojni fjalët që do ju fyejnë.Komunikimi bie në vesh të shurdhër dhe gjëja më e mirë që ju mund të bëni është që të jeni të qartë si me veten tuaj dhe me ata rreth jush. Ndjenjat tuaja do të shfaqen shumë pozitive.Dashuria lulëzon në jetën tuaj dhe ju drejton në vorbullën e saj të ëmbël.

Parashikimet në Dashuri: Me Afërditën tek Demi deri në datën 24, ju do të pranoni një ndikim shumë pozitiv në këtë fushë. Nëse jeni të lidhur, marrëdhënia juaj do të kalojë një periudhë kreative dhe të bukur. Do të ketë harmoni dhe stabilitet, i cili do ju bëjë që ju të ndiheni plotë emocione dhe kënaqësi të thellë. Nëse jeni duke kërkuar për personin që do ju tërheqë nga vetmia juaj, qetësia që ekziston brenda jush mundohuni ta shfaqni atë dhe kjo do e bejë çdo njohje të re të tërhiqet nga ju. Merrni përparësi shqelqimi dhe bukuria rrezatuese dhe ky muaj do ju japë atë që ju kërkoni.

Parashikimet Profesionale: Ky muaj ka nevojë për punë dhe durim. Arsyeja është që ju duhet të shfrytëzoni të gjithë favorizime që Mars do ju dërgojë nga Bricjapi dhe duhet të jeni aktiv sa më shumë që të jetë e mundur. Tani do të jeni në gjendje të vendosni planet tuaja në veprim dhe keni nevojë për energji, organizim dhe stomak të forte për ta bërë atë. Vetëm në këtë mënyrë do të arrini të kuptoni atë që keni në mendje. Edhe pse do të jeni mjaft të paduruar, do të jeni në gjendje të keni suksese të mëdha në fushën e punës.Së bashku me të, do të jeni në gjendje të “ngjiteni” në sektorin ekonomik. Ju mund të keni nevojë të investoni në disa nga zgjedhjet tuaja dhe kjo do të krijojë shumë presion në xhepin tuaj.

 

Ujori
Për juve Ujor të dashur do të gjeni dinamizmin dhe besimin tuaj këtë muaj falë pozicionit të Diellit tek Dashi deri në datën 20 të muajit. Ju do të jeni mjaft të fortë dhe plot energji, si në aspektin mendor ashtu edhe fizikisht. Jupiteri në Akrepi ju ndihmon të arrini shumë më shumë, falë fatit të mirë që ju ofron. Natyrisht, është e mjaftueshme që të mos vuani nga gabimet emocionale dhe të humbni ekuilibrin tuaj. Ju duhet të tregoni vetëbesim dhe vetëkontroll nëse doni të bëni ëndrrën tuaj të vërtetë. Shtrirja juaj personale dhe maturimi emocional do të jenë shumë të rëndësishme gjatë gjithë muajit dhe për këtë arsye ju do të kërkoni mënyra për të sfiduar mendjen tuaj dhe për të testuar forcën tuaj.

Parashikimet në Dashuri: Ju duhet të shikoni situatat me më shumë maturi, sepse Merkuri nga Dashi sjell tensione në mendime dhe në fjalë. Ka një vrull të papërmbajtshëm kështu që ju duhet të mendoni dy here para se të veproni apo flisni. Ju jeni ende në gjendje të thoni gjërat që do të pendoheni më vonë. Sigurohuni që të thoni atë që vërtet besoni dhe mos e përdorni fjalën si një mjet sulmi. Afërdita nga Demi nuk ka ndonjë efekt të veçantë në shenjën tuaj, kështu që për këtë arsye “mbani një shportë të vogël” për ndjenjat tuaja. Nga data njëzet e katër që kalon tek tek Binjakët, ju mund të lini magjinë dhe bukurinë tuaj të robëroi atë që dëshironi.

Parashikimet Profesionale: Ky muaj është ideal për punë.Me kaq shumë energji dhe passion, çdo veprim i juaj synon fitorën. Kjo do të thotë se mund ta shfrytëzoni ketë efekt për ëndrrat tuaja, për të çuar përpara karrierën tuaj, që të përfshiheni ne një sipërmarrje të re për të promovuar profilin tuaj profesional dhe në përgjithësi për të bërë të pamundurën të mundshme. Është Mars tek Bricjapi që ju jep urtësinë dhe logjikën absolute të veprimit tuaj. Ju nuk mund të sfidoni njohuritë e së kaluarës! Në financat ju do të jeni në gjendje tëtregoheni më të pjekur dhe të rregulloni çeshtjet të lena përgjysem në mënyrën më të mirë. Planet e investimeve të reja kanë më shumë mundesi për tu vonuar.

 

Peshqit
Jupiteri nga Akrepi, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në thelb kjo ju jep fat dhe ju ndihmon të zhvilloheni, veçanërisht në një nivel personal. Është një periudhë e mirë për ndryshime që kanë të bëjnë me ju drejtpërdrejt. Nëse diçka shkon keq me diçka në jetën tuaj, ju mund ta pranoni atë dhe ta rindërtoni, këtë herë më mirë dhe shumë më fuqishëm. Është gjithçka çështje e vullnetit dhe ky muaj do të ketë vullnetin në masën më të madhe. Nëse merrni parasysh energjinë që Dielli nga Dashi do t’ju japë deri në datën 20 të muajit, do të jeni në gjendje të bëni edhe atë që keni konsideruar të pamundur. Vetëm kini kujdes që të mos lejoni arrogancën dhe pasionin tju rrebejë.Lëvizni më organizim dhe me një plan.

Parashikimet në Dashuri: Në dashuri do të duhet të jeni pak i kujdesshëm në diskutimet tuaja, dhe Merkuri tek Dashi në lëvizje më drejtim të kundërt deri në mes të muajit, pengon komunikimin dhe ndonjëherë e bën pamundur. Më mirë të jeni të qartë me fjalët dhe të mos lejoni që përshtypjet të përmbyten. Afërdita tek Demi ju jep harmoni dhe emocion në marrëdhëniet, kështu që ju mund të gëzoni momentet e lumtura nga zemra. Nëse ju kërkoni një lidhje ju do ta keni më të lehtë të afroheni më njerëz të rinj, sidomos nga data 15 e tutje, që Mërkuri është tek Dashi. Dinamizmi dhe pasioni kombinim i mrekullueshëm!

Parashikimet Profesionale: Marsi tek Bricjapi ju ndihmon të veproni me dinamizëm dhe metodë. Nga Jupiteri është tek Akrepi, duke ju dhënë forcë emocionale për të sjellë lumturi në jetën tuaj, me anë të suksesit profesional. Ky muaj është periudha e duhur për të shijuar rezultatet e përpjekjeve tuaja. Ata që kanë qenë më të shqetësuar në të kaluarën, aq më i madh do të jetë shpërblimi që do të merrni tani! Surpriza të mëdha priten. Është shumë e mundshme që tju kthehet pas një borxh ose mund të fitoni në lojëra të fatit. Shkaku i fatit tani që është në dorën tuaj!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...