Frikë se mos ishte infektuar, këngëtarja e njohur tregon si i ka përjetuar këto ditë

Në një lidhje ‘Skype’ tek Rudina, pasditen e djeshme ka qenë këngëtarja kosovare, Edona Llalloshi. Ajo ka treguar se në 10 mars ishte kthyer nga Gjermani dhe kishte frikë mos ishte infektuar, megjithatë tashmë ajo dhe familja e saj janë shumë mirë. Edona ka rrëfyer se kjo situatë e ka çuar shumë vite mbrapa dhe ibka kujtuar kohën e luftë.

 

Edona Llalloshi: Unë në datën 10 u ktheva nga Gjermania dhe menjëherë që nga data 12 jam izoluar këtu në shtëpi. Me thënë të drejtën isha pak e frikësuar, se nuk isha e sigurt as tek vetvetja, se mos jemi infektuar edhe neve, se çdo ditë dëgjonim lajme të ndryshme. Por fatmirësisht me shëndet kemi qenë mirë, kaloi edhe ai stres, po hyjmë në javën e tretë që jemi të izoluar në shtëpi.

 

Java e parë ka qenë më e veshtirë, për fëmijët e mi ka qenë pak më e vështirë, derisa u ambientuan të qëndronin vetëm në shtëpi. Mua më ka kthyer 21 vite mbrapa, neve kosovarët po flas, e kujtojmë kohën e luftës kur kemi qenë në një farë mënyre kështu të izoluar, por tani është diçka krejt tjetër, duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin. Atëherë ka qenë një frikë krejt tjetër, tani nuk e kemi atë frikë, tani duhet të mbrohemi dhe ta mbrojmë njëri tjetrin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...