Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kryesisht ata që nuk kanë as dokumente dhe janë gjendur për arsye të ndryshme janë më në rrezik jete.

Por, tre shqiptarë janë tashmë të konfirmuar që kanë humbur jetën në SHBA nga korona virusi. Mes tyre edhe një i ri 29 vjeçar. Në një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, gazetarja shqiptare Kozeta Turishta ndau të dhënat më të fundit sa i përket shtetit të Nju Jorkut duke theksuar se situata atje është dramatike.

“Tre shqiptarë janë viktima në New York, një djalë i ri 29 vjeç ka vde kur dy ditë më parë. Ishte martuar pak muaj dhe ka ndërruar jetë. Një shqiptar pak para se të lidhesha me ju më njoftuan që në Nju Xhersi ka humbur jetën dhe familjarët nuk e përcjellin dot në banesën e fundit.

Mikesha ime më e mirë është e infektuar nga korona virus dhe ka shume shqiptare të tjerë të prekur, që kanë simptoma dhe nuk janë simptoma si të gripit te thjeshte janë më komplekse”, – përfundoi Kozeta.

Gazetarja shqiptare e cila prej disa vitesh është shkëputur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpreh se New York është gjunjëzuar tashmë nga Covid-19 , duke i cilësuar shifrat e fundit si bilanc lufte.

“Unë jam në New York, jam në karantinë dhe situata është tepër kritike. Nju Jork është epiqendra e Covid 19. Bilanci është bilanc lufte. 67 mijë të infektuar 900 të vde kur nga virusi dhe ndërsa në Amerikë janë më shumë se 3 mijë të vde kur. Brenda 24 orëve vdesin më shumë se 100 persona. Situata nuk është fare e mirë. Nëse del në rrugët e New York është e frikshme. Spitalet janë të tejmbushura. Presidenti Trump solli anijen spitalore të katërt, e cila duket sikur të jep një shpresë. Ky virus është një armik i padushkëm”, u shpreh Turishta.