Në gjurmët e këpucës magjike..

Nga Elda Shabani

Një këpucë nuk është thjesht vetëm një këpucë, të cilat i veshim vetëm për nevoja elementare, për të na mbajtur ngrohtë apo të na mbrojnë këmbët nga sëmundjet . Shumë besojnë se përmes këpucës mund të kuptosh shumë rreth një personi. Ato mund të na ndihmojnë të njohim aspekte të ndryshme të historisë se njerëzimit dhe të udhëtojmë me to në kohë. Një palë këpucë tregojnë ku kemi qenë, çfarë bëjmë dhe çfarë jemi, pra me pak fjalë, këpuca tregon statusin tonë social. Na ndodh të gjithëve çdo mëngjes të lidhim këpucët, ndoshta për vrap, ndoshta për punë ose ndoshta duke rendur pas ëndrrave.

Nëse do të shkonim pas në kohë do të mahniteshim nga shumëllojshmëria e stilit dhe fantazisë të krijmtarisë të këpucëve nga viti 1585. Do të ishte e pamundur t’i koleksionosh të gjitha në një ekspozitë të vetme.

Viti 2020 është Viti i “Këpucës” në Muzeun e Modës në Angli. Më shumë se 3000 mijë palë këpucë do të jene pjesë e ekspozitës, duke dokumetuar evolucionin historik të krijmtarisë dhe stilit të tyre, me modele nga këpucët më të vjetra e deri tek këpucët e Mbretëreshës së Skocisë, Mary Stuart dhe nga atletet converse të shekullit modern deri tek këpucët stilistike të Vivienne Westwood, Versace dhe Jimmy Choo.
Të gjitha këto modele të cilat vijnë si një thesar nga e kaluara tregojnë sesi edhe një palë këpucë të vetme mund të përfaqësojë një moment të rëndësishem në historinë tonë. Jo pak herë, një këpucë e vetme ka qenë e vetmja provë e mbetur e ekzistencës sonë. Në kurorëzimin e Mbretëreshës se Britanisë dhe Irlandës, Viktoria në vitin 1838 ajo mban të veshur këpucët saten me fjongo, një ditë e cila shënjoi një epoke të re, Epokën Viktoriane.

Një impakt i madh si një imazh i ngulitur në kujtesën tonë përmes memorialeve, janë gjithashtu një palë këpucë anonim. Ato u përkasin një ndër mijëra fëmijeve, viktima të Holokaustit gjatë Luftës të II Botërore. Ngjyra e zbehtë e këpucës pa emër, u bë simbol i fuqishëm kulturor dhe historik për njerëzimin.

Këpucët kanë lënë gjurmë edhe në art. Në një nga punimet e piktorit Van Gogh, viti 1886 simboli I këpucës është po aq I fuqishëm. Piktori I cili sa ishte I gjallë jetoi I varfër, por ‘pushtoi’ botën pas vdekjes, zgjodhi në këtë punim, këpucët e tij të vjetra dhe të zgjidhura, ku mbi to bie një dritë e mugët, gjysëmerrësirë. Këpucët e tij në këtë pikturë flasin, si një provë e vetme e një jete të vështirë dhe sfidat me të cilat njeriu duhet të përballet çdo ditë me të.

Modelet më të hershme të këpucës janë veshur nga epoka greko-romak. Ato ishin modele të thjeshta të cilat bëheshin prej një copë të vetme lëkurë në trajtë katërkëndëshi, buzët e se cilës qepeshin rripa prej lëkure të cilat lidheshin rreth këmbës deri lart në gjunj. Ndërkohë një element i kulturës ilire janë Opingat. Deshmitë më të hershme arkeologjike tregojnë se ato u përkasin shek V-IV para erës sonë. Teknika e qepjes të majës, apo si viheshin rripat dhe detaje të tjera estetike, tregojnë dukshëm dallimin nga sandalet e tipit klasik greko-romak. Nga shekulli i katërmbëdhjetë rrobaqepësit e parë po dëshmonin aftësi për të bërë veshje të stilizuara e me porosi, për t’ju përshtatur shijeve gjithnjë në ndryshim të familjes mbretërore, tregtare si dhe fisnikëve, ku çuan në fillimet e modës moderne. Franca u bë kryeqyteti i modës në Evropë dhe në Perëndim. Në këtë periudhë meshkujt mbanin geta në ngjyra të forta ku dominonte e kuqja, jeshilja dhe bojëqiell të cilat tregonin formën e këmbëve si dhe këpucët me majë shumë të theksuara.

Young fifteenth-century French men wearing hats and pointy shoes, illustration from Historical Costumes from the 13th-15th Centuries by Camillo Bonnard, Volume 2, 1835.
Nga periudha e rilindjes e në vazhdim, këpucët filluan të bëhen më komplekse në formë dhe në stil. Para shekullit të 19-të, këpucarët adaptuan një mostër të veçantë për këmbën e djathtë dhe të majtë. Sigurisht që funksioni parësor i tyre ishte mbrojtja e këmbëve. Hominidët e hershëm ecnin zbathur. Qytetërimi modern na e bëri më të lehte dhe më komode të ecurin. Këpucët u bënë aq të rëndësishme, saqë ne nuk mund të funksiononim dot pa to. Madje ato konsiderohen sot si aksesori më tërheqës dhe joshës pavarësisht pasojave që vijnë prej tyre siç janë deformimet e këmbëve. Një fjalë e urtë kineze thotë, nëse e do fort djalin tuaj, mos toleroni në arsimimin e tij, por nëse e do vajzën tuaj, mos u kurse t’ia shtrëngosh fort këmbët . Këpucët ‘zambak uji’, të cilat u përkasin qyterimit të hershëm Kinez të shek 11-të, shërbenin për të mos lënë këmbën e femrës të zgjatej jo më shumë se 10 cm. Për kulturën e tyre, një këmbë e vogël për vajzat ishte simbol i bukurisë, i delikatesës si dhe I feminilitetit. Por ky zakon ishte një sakrificë e madhe dhe sillte deformime të këmbëve, kështu më vonë, ky zakon u ndalua. Pavarësisht nga lartësia e takës, ngjyrës, formës, këpucët më shumë se çdo aksesor tjetër të veshjes jane magjike, sepse mund të thuhet se ka shumçka të përbashkët me përrallën. Hirushja e fitoi princin e saj nëpërmjet këpucës së saj. Edhe realiteti ynë industrial ka prodhuar këpucën magjike.

Ylli i Hollivudit, Marilyn Monroe, tha, “Jepi një vajze këpucët e duhura dhe ajo mund të pushtojë gjithë Botën”. Gratë kanë pasur gjithmonë një lidhje të veçantë me këpucën, veçanërisht ato me takë të lartë. ‘Nuk e di kush i shpiku takat, por të gjitha femrat i detyrohen shumë atij,“ shprehej M. M. Këpucët me takë të lartë janë një krijim modern dhe një nga aksesorët më tërheqës të veshjes sonë dhe këtë vit, tendencat më të fundit Pranverë-Verë 2020 kanë shkaktuar jo pak kritika mbi shijen mjaft të rafinuar të stilisteve.
Por çfarë e bën kaq magjike këpucën në jetën tonë?
Ato na mundesojnë të realizojmë potencialin tonë, të ngjitemi në mal, të ecim në shkretëtirë, të sakrifikojmë për një puthje, por edhe të ecim mbi Hënë.

Kur Neil Armstrong, astronaut amerikan me të shkelur në Hënë, veshja e tij, u bë një simbol i arritjeve njerëzore. Ndërkohë moda gjithmonë mbetet një pararojë e së ardhmes. ”Mars Boot” ose “çizmja e Marsit” nga stilistja Liz Ciokaj është pjesë e ekspozitës ‘fluturim në Mars” i 2020-ës. Një ekspozitë e cila ka në fokus bashkëpunimin midis stilistëve dhe shkencëtarëve për të konceptuar, krijuar dhe ëndërruar të ardhmen tonë në Hapësirë ​​dhe në Tokë.Këpucët e para të cilat përmisuan përformancën tonë në atletike dhe e mundësoi njeriun të vrapojë më shpejt si asnjeherë më parë, ishin kepucët adidas në Lojrat Olimpike të vitit 1936 krijuar nga dora e Adi Dassler i cili sot është një histori suksesi.

Historia e një vajze të quajtur Ann është një ndër historitë e shumta të ëmbla të dashurisë. Ann ishte shumë e dashuruar me kapitenin polak, i cili ishte shumë i gjatë. Kjo e bëri zonjushën të blinte një palë këpucë me takë shumë të lartë të Charles Jourdan ’80, që të mund ta puthte atë lehtësisht! Këto këpucë ajo I quajti, “The Kissing Shoes” këpucët e puthjes.

Thonë se në pamundësi për të fluturuar, njeriu e ka shprehur atë në shumë mënyra, mbi të gjitha nëpërmjet kërcimit. Puantet (këpuce balerine), dhanë mundësinë e shijes së lirisë dhe bukurisë trupore e shpirtërore. Roli i mjelmës në baletin “Liqeni I Mjelmave” të Tchaikovsky-it, është pjesë e bukurisë absolute. Përmes një linje të harmonizuar lëvizjesh të cilat janë në thelb një gjeometri, puantet bëjnë të mundur që trupi i balerinës të jetë mjeti për të arritur dhe shijuar perfeksionin. Bukuria e vërtet e këpucëve është që ne mund të kërcejmë, të luajmë dhe të vrapojmë. Dhe të gjitha këto aktivitete vërtetojnë një bukuri reale si dhe një deshirë për të ecur përpara. Nëse hedhim veshtrimin tonë poshtë, për një moment do të zbulojmë se bota është nën këmbët tona. Keshtu kemi nevojë për këpucë të sigurta dhe jo pak herë, ne qëniet njerëzore nuk mendojmë aq sa duhet për to.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...