Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, kryeministri Edi Rama ka vijuar sot komunikimin me qytetarët.

Rama ka folur më një të moshuar e cila i kërkoi ndihmë për vajzën e saj që jetonte me qira, por që qiradhënësi do e nxirrte nga shtëpia.

Kryeministri i premtoi të moshuarës se do e ndihmonte, ndërsa në fund të bisëdës e përshëndeti duke i thënë “të fala të dashurit”.

Kryeministri: Edi Rama jam

E moshuara: Të paftë i madhi Zot t’u o perëndi, faleminderit që m’u përgjigje. Kam vajzën me qira të ndarë në Vlorë. Qiramarrësi ka të shoqen të sëmurë dhe do ta shesë hyrjen dhe do të nxjerrë vajzën nga shtëpia. Tani nuk dimë ca të bëjmë. Beni e quajnë?

Edi Rama: Po sa Beni kemi ne nëpër këmbë. Më jep numrin e vajzës

E moshuara: Nuk ka

Edi Rama: Fol me vajzën kush është qiradhënësi dhe do të marrin në telefon ti japësh kontaktin. Të këqijat për njerëzit do i kalojmë bashkë

E moshuara: Ne jemi dy pleq, nuk kemi lëvizur sikur na ke thënë. Sikur na dërgonin fëmijët ndonjë lekë nga Itali, por tani jam mbyllur

Edi Rama: Të fala të dashurit.