Në emisionin “Shqipëria live” ditën e marte në një lidhje ‘Skype’ ishte ish-banori i ‘Big Brother’, Petrit Bylykbashi.

Petriti para katër ditësh ka mësuar që është i infektuar me koronavirus, mirëpo simptomat e sëmundjes i kanë nisur para 11 ditësh. Gjatë fjalës së tij, Petriti, u shpreh se ndihet mirë dhe të gjithë këtë situatë e ka marrë me shumë sportivitet.

“Kam katër ditë që kam rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa simptomat është dita e 11 që i kam. Kam pasur dhembje, kollë e thatë, shtrëngim në gjoks. Por unë s’kam pasur ethe, në asnjë moment. Dhimbjet 10 minuta më kanë zgjatur. Temperaturë kam pasur jo aq të madhe, vetëm dy herë.

Realisht nuk e di nga kush e kam marrë sëmundjen, por në atë kohë që unë jam prekur nga Covid-19 kam pasur takim me mbi 80 persona në ditë. Kam pasur kontakte me persona që kanë pasur ardhur nga vendet evropiane, nuk kam një vend se ku mund ta drejtoj gishtin. Po sigurisht ia kam transmetuar të gjithëve që jam i infektuar me virus.

Edhe katër personat që unë i kam pasur afër gjatë gjithë kohës, kanë rezultuar negativë. Ato kanë bërë testimet, të gjithë janë në vetëizolim. Unë jam mësuar të qëndroj në shtëpi, kam qëndruar dhe në Big Brother. Ushqimin po ma sjellin para derës së banesës”, u shpreh ai.