Koronavirusi është shndërruar në krye temën botërore, duke qenë se ka përfshirë pjesën më të madhe të shteteve dhe po lë pas shumë viktima. Masa të menjëhershëm parandaluese janë marrë duke arritur deri në bllokimin e kufijve shtetërorë dhe izolimin e qytetarëve në banesa.

Edhe në vendin tonë janë shënuar 10 viktima nga koronavirusi, ndërkohë që 212 persona raportohen nga ministria të infektuar në të gjithë vendin. Vazhdimisht po bëhet thirrje për të shmangur ambientet publike dhe të tregojmë kujdes me higjienën personale, larja dhe dezinfektimi i duarve janë parësore.

Mirëpo duke qenë se po flitet se distancimi social do të duhet të vazhdojë për një kohë të gjatë, gazetari Artan Hoxha ka publikuar në rrjetet sociale një foto që e shoqëron me një diçiturë ironike.

“Mbaj distancën qen bir qeni…”, – shkruan Hoxha krahas fotos.