Studiues në 4 vende të botës do të fillojnë së shpejti një provë klinike jo dhe aq të zakonshme ndaj koronavirusit të ri. Revista shkencore “Science Mag” shkruan se ata do të testojnë nëse vaksina tashmë shekullore kundër tuberkulozit (TB), mund të rigjallërojë sistemin imunitar të njeriut në një mënyrë të tillë që të luftojë koronavirusin dhe ndoshta të parandalojë infeksionin.

Sipas të njëjtit burim, studimet do të bëhen në mjekë dhe infermierë, të cilët kanë më shumë rrezik të infektohen nga sëmundja sesa popullata e përgjithshme. Një ekip në Holandë do të nisë i pari me analizat këtë javë.

Ata do të rekrutojnë 1000 punonjës të kujdesit shëndetësor në 8 spitale holandeze të cilët ose do të marrin vaksinën, të quajtur Bacillus Calmette-Guérin (BCG). Kjo vaksinë u jepet fëmijëve në vitin e tyre të parë të jetës në shumicën e vendeve të botës.

Vaksina është e sigurt dhe e lirë, por larg nga përsosmëria. Ajo parandalon rreth 60% të rasteve me tuberkuloz edhe pse ka dallime të mëdha midis vendeve të ndryshme.

Edhe Universiteti i Athinës, Netea ka filluar një studim për të parë nëse vaksina BCG mund të rrisë rezistencën ndaj infeksioneve në përgjithësi te njerëzit e moshuar. Ai po planifikon të fillojë së shpejti një studim të ngjashëm me atë në Holandë. Testimi ishte menduar para se të shfaqej koronavirusi, por pandemia mund të zbulojë efektet e gjera të BCG më qartë.

Një grup hulumtuesish në Universitetin e Melbourne gjithashtu po përdor gjithashtu vaksinën BCG tek punonjësit e kujdesit shëndetësor duke përdorur të njëjtin protokoll. Një tjetër grup studimi në Universitetin e Exeter do të bëjë një studim të ngjashëm tek të moshuarit.
Eleanor Fish, një imunolog në Universitetin e Torontos, thotë se vaksina me siguri nuk do të eliminojë plotësisht infeksionet me koronavirusin e ri, por ka të ngjarë të zvogëlojë ndikimin e tij tek individët.

Ka edhe një teori se përhapja e koronavirusit në Europë është më e madhe në ato vende që e kanë hequr vaksinën kundër tuberkulozit pasi sëmundja u zhduk prej vitesh.

Një analizë e botuar nga Research Gate tregon se vendet ku vaksina kundër turbekulozit është ende e detyruar, përfshi edhe vetë Kinën, koronavirusi nuk ka pasur forcë kundër fëmijëve dhe të rinjve. Kjo mund të shpjegojë se pse në Kinë të rinjtë nuk kanë pasur problemet që po shihen në Itali, Europë e SHBA. Sipas kësaj analize edhe përhapja në vendet ku vaksina është ende është e detyrueshme ka qenë shumë më e ngadalshme se në vende si Italia, SHBA, Franca, Britania dhe Spanja ku koronavirusi po përhapet shumë më shpejt.

Sipas kësaj logjike, kjo është edhe arsyeja pse edhe në Shqipëri përhapja e covid-19 ka qenë shumë me e ngadalshme se në Itali. Shqipëria ka ende vaksinimin universal kundër tuberkulozit, të trashëguar si praktikë që nga koha e komunizmit. Në Gjermaninë Lindore ka më pak raste me koronavirus se në atë Perëndimore. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përmendur se vaksina BCG ka ulur shumë vdekshmërinë mes fëmijëve, por edne duhen më shumë prova duhet për të vërtetuar këtë supozim.

Marre nga LAPSI.al