Ceremonitë martesore janë anuluar nga pasiguria për fundin e epidemisë që ka paralizuar çdo gjë në vend. Koronavirusi i trembi çiftet që kishin vendosur të organizonin një ceremoni martesore për celebrimin e tyre.

Një pjesë i shtyu për në vjeshtë, një pjesë janë të pavendosur. Anulimi i një dasme sjell humbje për shumè biznese, nisur nga restoranti ku do të zhvillohej ceremonia, agjencia a arredimit, atelieja e fustanit të nusërisë, parukeria, kameramani e fotografi. Situata e krijuar nga koronavirusi bëri që edhe shumë gëzime të tjera familjare të anuloheshin, si përvjetorë, ditëlindje etj.