Moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, është një nga ata personazhe që ka vendosur të ndihmojë njerëzit në nevojë në këto ditë të vështira për të gjithë. Në emisionin e tij “E diela shqiptare”, Gjebrea deklaroi se ai bashkë me përfaqësues të marketeve do të ndihmojnë 20 familje në nevojë këto ditë të vështira në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Teksa bisedonte me moderatorin, nënkryetarja e Bashkisë Anisa Ruset u shpreh se prioritet janë të moshuarit, familjet në nevojë, komuniteti rom.

Ardit Gjebrea: Mirë se të gjeta dhe faleminderit për ndihmën, që na prite dhe gjithë impenjimin që ju kemi shkaktuar.

Ruseti: Me shumë kënaqësi për aq kohë sa gjithë takimi ynë është për një kauzë të mirë për të ndihmuar disa familje në nevojë. është shumë kënaqësi për mua t’ju ndihmoj.

Gjebrea: Është zoti Bert Loli, i cili për herë të dytë ai lidhet me programin tonë, por nga bisedat që unë kam bërë shpesh me të ai është vërtetë një personazh i cili ka ndihmuar njerëz pa fund dhe vazhdon të ndhmojë, sidomos në Vlorë, në qyetin e tij të lindjes. Tashmë siç edhe kemi komunikuar, jam shumë kureshtar për këto 20 familjet që ne do të shkojmë nesër në Spar, do të bëhen shpenzime dhe pastaj do t’ua shpërndajmë. Si e keni bërë përzgjedhjen?

Ruseti: Patjetër që ne do i referohemi databazës që ne kemi dhe do të përpiqemi që mes familjeve që kemi me pensionistë ose pensionistëve të vetmuar ne do përpiqemi të zgjedhim ata që ne e dimë që kanë më shumë nevojë. Do të duhet të konsultohemi me databazën tonë të personave me aftësi të kufizuar, që gjithashtu edhe aty të mund të zgjedhim familjet që kanë më shumë nevojë në këtë moment. E njejta gjë vlen edhe për familjet me ndihmë ekonomike ose për nënat kryefamiljare, për ata të komunitetit rom dhe egjiptian, pra ei gjithë databaza jonë reflekton familjet apo personat që kanë më shumë nevojë në këtë moment.

Do të kemi deri nesër 20 familjet të cilat ne gjykojmë që do të jenë ato që kanë më shumë nevojë. Çfarë keni bërë ju gjatë kësaj kohe, sepse jam i sigurt që duhet të keni qenë në lëvizje apo jo, sidomos për këto familje?

Ruseti: Që prej 10 ditësh tashmë jemi siguruar që nëse të moshuarve i kemi çuar një vakt të gatuar të gatshëm në shtëpitë e tyre. Të gjtiha qendat tona sociale kanë shërbyer vaktet e drekës, ndryshe nga më përpara që i kemi bërë në qendrat tona ku ata rrinë dhe konsumojnë vaktin. Tani ia kemi çuar në shëpi,dhe kjo ka ndihmuar që ata të evitojnë në maksimum daljen e tyre nga shtëpia. Ndërkohë që me familjet, ata që kanë mundësi fizike për të gatuar i kemi çuar pakta ushqimore ose çfarëdolloj paketa higjieno-sanitare e kështu me radhë, që të sigurohemi që kjo është mënyra më e mirë që të gjitha familjet të kalojnë këtë periudhë të vështirë.

Gjebrea: E fundit do të dëshiroja që nesër nëse është e mundur për ju të na ndihmonit që jo vetëm të na jepnit adresën e shtëpive, por edhe t’i lokalizonit ato që ta kishim pak më të thjeshtë sepse janë 20 familje që do të shpërndajnë ndihma.

Ruseti: Kjo patjetër që është detyra jonë dhe në këtë rast ne e bëjmë me shumë kënaqësi, ju jemi shumë mirënjohës që keni gjetur mënyrën se si t’i ndihmoni këto familje në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Kështu që mezi presim që nesër të bëjmë këtë bashkëpunim të dyja palët dhe të shkojmë te 20 familjet në qytetin e Tiranës.