“Aman, jam i mbaruar, vetëm më dërgoni në shtëpi”, qytetari me tub shkarkimi i lutet Ramës dhe Manastirliut, Pampuri nxjerr videon

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka publikur një video ku shihet një qytetar që është nxjerrë nga spitali. Në videon e publikuar nga Pampuri, shihet se si një qytetar me një tub të jashtëm që bën shkarkimin urinar është nxjerrë nga spitali pas ndërhyrjes dhe që sipas tij i është thënë të shkojë në shtëpi.

Qytetari, teksa flet për gazetarin Erjon Skëndaj, tregon se ka nevojë vetëm që të shkojë në Lezhë, dhe që ministrja Ogerta Manastirliu t’i dërgojë vetëm një makinë. “I kërkoj kryeministrit dhe ministres, se kanë familje vetë, vetëm të më dërgojnë një makinë. Unë kam një ekonomi të mbaruar. Shko nga të duash më thanë. Unë nuk eci dot në këmbë,”- thotë ai.

“Përtej fotove selektive me qese ndihmash, që ushqejnë propagandën dhe mashtrimet, realiteti i shumicës së familjeve në nevojë dhe të papunëve, është dëshpërues. Shikoni më poshtë me zë e figurë sesi të sëmurët dhe të varfërit janë lënë në mëshirë të fatit, pa asnjë ndihmë, pa asnjë përkrahje nga shteti,”– shkruan Pampuri krah videos.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...