Nga e hëna, askush nuk del dot më për pazar, pa marrë autorizim

Kryeministri Rama ka bërë të ditur pak minuta më parë masat e reja, për mënyrën si do të funksionojë dalja nga shtëpia për ata që do të shkojnë në supermarket. Nga e hëna vetëm një familjar do të mundë të dalë të bëjë pazar, por duke marrë leje-daljen me anë të e-mail-it ose telefonit.

Po ashtu, njësoj si javën e kaluar, nga e shtuna në orën 13:00 deri të dielën, të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të gjitha aktivitetet, përfshirë supermarketet dhe farmacitë do të jenë mbyllur.

“Gati aplikacioni online ose me sms për leje-daljen e vetëm një personi nga familja për të bërë pazar!

Njësoj si javën e shkuar, nga ora 13.00 nesër deri të hënën 05.00 të gjithë në shtëpi dhe të gjithë qepenat mbyllur!

Nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes.

*Pas pak do të bëjmë prezantimin e aplikacionit që është shumë i thjeshtë dhe nga e hëna e deri në mbarim të luftës, do të jetë e vetmja rrugë për të dalë nga shtëpia në tiranë e në qendrat urbane”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...