Një vajzë e re ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe ka treguar se ka bërë një aplikim për punë pranë një zyre ligjore.

Mirëpo si tregon vajza personi me të cilin ajo ka komunikuar në lidhje me aplikimin që ka bërë, i ka kërkuar foto të trupit.

Si dallohet fotot e mesazheve që vajza ka nisur pranë redakisë së JOQ Albania, personi i ka shkruar:

Nje foto ku te dukeni relativisht mire, e tere trupit eshte me mire. Dmth ndonje foto nga larg si me thene.
Po ashtu ky person i ka shkruar se rroga është vetëm për ata persona, që kanë produkt dhe se rrogë pa produkt nuk ka.

Ndërsa vajza që ka mbetur e shokuar nga e gjitha kjo i ka kthyer këtë përgjigje:

Pikesepari une se di me ke po flas, fotoja eshte dicka konfidenciale dhe nese deshironi jam e gatshme per interviste.
Më poshtë po sjellim edhe bisedën e plotë. Dhe duhet thënë se një komunikim i tillë i një personi që drejton një zyrë ligjore nuk është aspak normal dhe etik.