QYTETARËT SHKODRANË MBUSHIN PLOT RRUGËT DHE TREGJET

Mëngjësi i kësaj të shtune ka bërë që në rrugë apo në tregjet e qytetit të Shkodrës të mushen plot nga qytetarët. Edhe pse thirrjet kanë qënë të shumta dha nga persona të ndryshëm si nga qeveria, nga mjekët apo nga personazhe të njohur etj duket se tek shkodranët nuk pi ujë dhe nuk ndikon aspak për tu sensibilizuar për seriozitetin e situatës në të cilën ndodhemi.

 

E shtuna ka nisur plot me lëvizje nëpër rrugët e qytetit ku të shumtë në numër dhe shumë pranë njëri tjetrit shkodranët shfaqen nëpër tregjet e fruta-perimeve. Dyndje të madhe të qytetarëve janë krijuar për të bërë furnizime, pasi duke filluar nga dita e shtunë në orën 13:00 deri mëngjesin e ditës së hënë, orari i lëvizjes do të pezullohet.

 

Në një vëzhgim në qytet shihen se janë krijuar grumbullime të mëdha të qyetarëve në tregje ndërkohë që nuk respektohet aspak distanca, dhe thuajse asnjëri prej tyre nuk janë pajisur me mjetë mbrojtëse. Pavarësisht se numri i të infektuarve në Shqipëri duke përfshirë edhe Shkodrën është rritur goxha si edhe jetët e humbura po ashtu duket se qytetarët nuk i kanë trembur aspak, të cilët vijojnë të lëvizin lirshëm sikur asgjë nuk ka ndodhur.

 

Tregjet dhe marketet janë plot e përplot, me qytetarë që nuk respektojnë as minimumin e rregullave duke rutinën e tyresi zakonisht, njësoj si në çdo ditë tjetër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...