Shqipëria është e gjitha në izolim për shkak të frikës nga koronavirusi. Personazhet e famshëm kanë vendosur të krijojnë sfida nga më të ndryshmet, të bëjnë video për në You Tube apo edhe në Instagram.

Së fundmi edhe blogerja Armina Mevlani ka bërë disa video të shkurta dhe i ka ndarë ato me ndjekësit në Instagram. Ajo tregonte dhomën e saj të gjumit por fokusin kryesor e kishte garderoba e saj sezonale me marka nga më të ndryshmet dhe më luksozet.

Ajo nuk ka nguruar të tregojë luksin në garderobën dhe shtëpinë e saj në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria. Mbase Armina ka menduar të bëjë diçka ndryshe teksa të gjithë ndodhen në izolim për tu ndryshuar atyre paksa ditën dhe për t’ju larguar mendjen nga Koronavirusi.

Armina ka theksuar që kjo është thjesht garderoba e saj sezonale, që do të thotë ajo ka edhe një tjetër garderobë ku mban veshjet e stinëve të tjera.

Ajo ka vendosur që disa nga veshjet e saj ti veshë dhe t’ua demonstrojë fanseve të saj, të cilat po i prisnin me padurim kombinimet e blogeres.

Kujtojmë që Armina jeton së bashku me Shkëlzen Berishën prej shumë kohësh.

 

PUBLICITET