Në studion e emisionit “Opinion” Drejtori i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu u shpreh se institucioni që ai drejton ka mundësuar sigurimin e një pajisjeje, e cila lejon një testim të shpejtë në analizat për koronavirus. Kjo pajisje, tashmë e përdorur edhe në vende të tjera, mundëson realizimin e më shumë se 4 mijë testeve në 24 orë.

PUBLICITET

Allajabeu tha se javën e ardhshme pritet të vijnë edhe reagentët për përdorimin e kësaj pajisjeje, ku përgjigjet e testit sigurohen për 2 orë. Por mjeku tha se pritet të fillojnë edhe testimet e shpejta që bëhen nga gjaku dhe ku përgjigjet dalin për 10 apo 15 minuta.

“Edhe sot që po zhvillohen testet po zhvillohen me pajisje që kanë qenë më parë për teste të tjera dhe po i shtohet edhe testi i COVID-19. Një pajsije që “Roche” lancoi realizon më shumë se 4 mijë testime në 1 ditë, me rezultat super të besueshëm.

Fevziu: Si ajo me tampon?

Allajbeu: Edhe kjo është me tampon. Ne këtë pajisje e kemi dhe e nevojshme është furnzimi me reagent, që pritet të vijë javën tjetër.

Kemi përgatitur Spitalin Amerikan 2, ekipi është trajnuar. Nuk mendoj se do të kemi mangësi me mjekët e reanimacionit, shpresoj që do të përballemi me sa më pak probleme.

Sot gjithë bota është në hall të materialeve që duhen për t’u përdorur, por shoh se kjo javë është më e mirë se një javë më parë dhe java pas saj do të jetë më e mirë. Pas dy javësh kur ne do të jetojmë pikun, besoj nga fundi i majit, gjërat do të jenë më të qeta dhe do të fillojë ambjentimi i jetës së njerëzve me virusin, u shpreh Allajbeu.

PUBLICITET