Kancelarja Merkel ka rezultuar negative në testin e dytë për koronavirus pas atij të bërë ditën e hënë. Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i qeverisë i cili tha gjithashtu se kancelarja do të testohet përsëri në javën e ardhshme dhe deri atëherë do të vijojë të qëndrojë e izoluar.

Nga ana tjetër Gjeramania vijon trendin zbritës sa i përket infektimeve. Të dhënat e fundit të institutit shëndetësor Robert Koch raportuan për një rënie të infektimeve nga 21 në 15 përqind ditën e sotme ndërsa shkalla e vdekshmërisë vijon nën 0.5%.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Gjermani u rrit me 4,118, duke shkuar nga 27.436 në 31.554. Numri i vdekjeve u ngjit në 35, duke u rritur nga 114 në 149.

Gjermania ka një politikë ‘të bëjë gjithçka për të gjetur, izoluar, testuar dhe trajtuar çdo rast’, ndryshe nga shumë vende që nuk i prekin rastet me simptoma të buta.

Kreu i institutit Koch raportoi sot se njerëzit në Gjermani thjesht duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse tregojnë simptoma të buta, duke sugjeruar që testet nuk duhet të përdoren në mënyrë të panevojshme. /Opinion.al