Aktorja Rudina Dembacaj është vazhdimisht në qendër të mediave sidomos pas bërjes publike të lidhjes së saj me ish-deputetin Mark Frrokun.

Aktorja zbulon shpesh detaje që lidhen me jetën e saj dhe të Markut dhe së fundmi ka treguar si është marrëdhënia e tij me ish-bashkëshortin e saj, Aleksin.

Rudina ka treguar se Marku dhe Aleksi kanë marrëdhënie të mira, pasi në mes është Viktoria.

“Po Marku me Aleksin, si i kanë marrëdhëniet me njëri-tjetrin”, – e pyet një ndjekës.

“Shumë të mira. Është Viki në mes”, – përgjigjet Rudina.

Me sa duket, Rudina ka pasur një ndarje të qetë, dhe ruan raporte të mira me ish-bashkëshortin.