Luigi Soreca, sot ka komunikuar nëpërmjet Facebook, me qytetarët në Shqipëri, ku i është përgjigjur pyetjeve të tyre. Ambasadori ka treguar se çfarë janë 50 milionë Eurot që BE i ka akorduar për vendin tonë, duke thënëse nuk janë kredi, por grante për të dalë nga kriza e COVID-19.

“Unë e kam thënë edhe dje edhe pardje, që BE-ja ka premtuar një shifër prej 50 mln euro për të ndihmuar Shqipërinë për krizën e COVID. 4 mln për nevojat emergjente, do të mbulohet blerja e ventilatorëve, 11 mln do të investohen për mbrojtjen sociale, do ta ndihmojmë qeverinë për shtresat më të cënueshme, pjesa tjetër ka të bëjë me ekonomike, pasi bizneset po vuajnë dhe ne do të japim 35 mln euro që do të shkojnë në këtë fushë. Para në dorë cash për shtresat më të cënueshme në shoqëri.

Një përgjigje drejtpërdrejt, që këto para nuk janë kredi, por janë një grant, pra BE-ja po shpreh solidaritetin e plotë me Shqipërinë. Pra nuk janë kredi, por grant për Shqipërinë. Fondet për tërmetin nuk do të preken, të gjitha ato miliona euro që janë premtuar si grant do të jepen sikur janë premtuar”, tha Soreca.

Luigi Soreca ka komunikuar sot me qytetarët, ku u është përgjigjur pyetjeve të tyre. Soreca ka treguar se çfarë është drita jeshile që BE dha për Shqipërinë, duke thënë se vendi ynë duhet të plotësojë dhe disa kushte të tjera. Po ashtu ai tha se 50 mln € që u akorduan për Shqipërinë nuk janë kredi, por grante. Ambasadori tregoi se COVID-19 e ka izoluar në shtëpi dhe po respekton rregullat e autoriteteve