Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka pohuar mbrëmjen e sotme se shtretërit në spitale po mbushen dita-ditës, por nga ana tjetër tha se po shtohen edhe shtretër të tjerë.

 

Pipero thagjatë një lidhjeje me “Open” se kërkohen imazheristë dhe laborantë e infermierë, pasi ata mund të shpëtojnë jetë.

 

“Shtretërit po mbushen me shpjetësi dita-ditës, dhe me shumë shpejtësi po shtohen edhe shtretërit. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për imazheristë, laboratorantë dhe infermierë. Tashmë jemi në tehun e përpjekjes për të ndihmuar dhe për të kuruar të infektuarit. Orili i infeksionitit ka kaluar në plan të dytë pasi dimanika e sëmundjes dhe përparimi është shumë i shpejtë. Imazheristët mundësojnë shpëtimin e më shumë jetëve,”- tha Mjeku.

 

Ka shkuar në 123 numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë zbuluar 19 raste të reja.

 

Po ashtu Eugena Tomini nga ISHP u shpreh se është zgjeruar dhe harta me qytetet e prekura, të cilës i janë shtuar dhe Hasi, Berati apo Lezha.

 

Sipas Tominit numri i personave të shëruar ka shkuar në dhjetë, pavarësisht se ata do të duhet të qendrojnë të vetëkarantinuar edhe për 10 ditë, në mënyrë që të shihet ecuria e tyre.