Ndahet nga jeta aktorja e njohur, Capital T i dedikon postimin prekës: Të ribashkuar në parajsë…

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare aktorja e mirënjohur kosovare, Leze Qena. Prej ditësh ajo ndodhej në mjekim intesiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë. Menjëherë të shumtë kanë qenë personazhet publikë të cilët i shprehën ngushëllimet e tyre familjes së aktores. Edhe reperi i njohur, Capital T në llogarinë e tij në “Instagram” ka postuar disa fotografi përmes të cilave ngushëllon familjen për humbjen dhe shpreh vlerësimin e tij për të.

“Një tjetër legjendë na la. Ngushëllet ma të përzemërta familjes”, shkruan ai.

Gjithashtu në një tjetër postim të reperit aktorja shihet krah bashkëshortit të saj të ndjerë, Xhevat Qenën. “Të ribashkuar në Parajsë”, shkruan reperi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...