Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren për të monitoruar nga afër zbatimin e masave nga qytetarët.

Rama ka publikuar disa foto nga inspektimi i sotëm, krahas së cilave shkruan se në disa tregje situata ishte mjaft pozitive, por sipas tij, problem mbeten ende pensionistët që dalin nga shtëpia.

Ndërkohë, Rama u është përgjigjur dhe kritikëve të cilët thanë se kryeministri doli në rrugë pa maska dhe dorashka. Ai thekson se ato nuk janë për t’u përdorur nga kalimtarërt, por nga mjekët dhe të sëmurët.

Mesazhi i Ramës:

🔴 SOT NË DiSA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE

🔴 PROBLEM PENSIONiSTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË E NDALUAR, SEPSE SHKALLA E RREZIKUT PËR TA ËSHTË SHUMË E LARTË

🔴 RESPEKT MAKSIMAL PËR RREGULLAT DHE DURIM, DURIM, DURIM

*** dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka😊

E e kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…
Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur 👍

 

 

 

 

PUBLICITET