Disa javë më parë u tha se këngëtarja e njohur Tuna ishte ndarë me bashkëshortin e saj Patrisin, pasi e kishte hequr nga rrjeti i ‘Insagramit’ dhe nuk mbante më mbiemrin e tij. Por jo vetëm kaq ata nuk e festuan së bashku festën e Shën Valentinit.

 

Mirëpo, mesa duket asgjë që u tha nuk është e vërtetë pasi ditët më të vështira ata po i kalojnë së bashku. Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja nëpërmjet një ‘Instastory,’ ku duket qartë se ditët e karantinimit po i kalojnë së bashku madje ajo ka nxjerrë bashkëshortin e saj duke i përgatitur ushqimin.

“Receta e ditës: Hyn në internet dhe zgjedh një recetë. E merr burrin, e shtin në kuzhinë dhe… voilaaa!”- shkruan ajo. P

o ashtu ajo ka shpërndarë edhe një video, ku duket se marrëdhënia mes tyre po shkon “vaj” dhe ata po e shijojnë më shumë se kurrë kohën me njëri-tjetrin. Megjithëse gjatë gjithë kohës Patrisi është përpjekur ta mohonte ndarjen nga Tuna,

(dosja.al)

PUBLICITET