Pas lajmit të bujshëm se Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë në një lidhje, duket se vetë çifti ka vendosur ta konfirmojë në mënyrë të tërthortë.

Deri tani të dy kishin heshtur në lidhje me këtë temë por nga ana tjetër asnjëri prej tyre nuk e kishte mohuar, duke “mbajtur” lojën deri më tani.

Pak orë më parë si futbollisti ashtu dhe modelja, kanë publikuar video nga e njëjta shtëpi duke lënë të kuptohet qartë se janë bashkë në karantinë ndërsa vendndodhja nuk dihet.

Duket se këto ditë izolimi çifti po i kalon mjaft këndshëm në një vend të ftohtë ku brenda po gatuajnë me shumë dashuri ushqime të ngrohta.

PUBLICITET