Në këto kohë kur të gjithëve na është dashur që të vetëizolohemi në mënyrë që të shmangim përhapjen e koroanvirusit në vend, në rrjetet sociale janë gjetur forma të ndryshme për të qenë aktivë.

Një ndër to janë edhe sfidat që miqtë i bëjnë njëri-tjetrit. Mjaft popullore është ajo e të bërit pompa, pasi një mik të ka nominuar.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e pranoi një sfidë të tillë. Ajo ishte duke larë enët, por pavarësisht kësaj, për disa sekonda vendosi që të kryejë “detyrën” e saj, pra të bëjë pompa.

Një mënyrë mjaft e mirë për të mbajtur veten në formë dhe për t’u stërvitur,në kohën që palestrat janë të mbyllura dhe të gjithë jemi të detyruar të izolohemi.

Një sfidë e tillë ka disa kohë që qarkullon në rrjetet sociale, Instagram edhe Facebook.

Nga ana e saj, Kryemadhi i hodh dorashkën e sfidës për katër miq, Olti Currin, Fiori Dardhën, Xhensila Myrtezajn dhe Bes Kallakun.

PUBLICITET