Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, autoritetet kanë mbyllur shumë biznese dhe qendra, ndër to edhe palestrat, ku shkonin shumë VIP-a e qytetarë për të mbajtur trupin në formë.

Megjithatë kjo nuk i ka penguar disa prej tyre të vazhdojnë ushtrimet. Disa prej këtyre personazheve e kanë kthyer shtëpinë në palestër duke bërë ushtrime fizike si për shembull Soni Malaj, Aulona Musta apo Xhensila Myrtezaj.

Dorina Mema nga ana tjetër ka publikuar gjithashtu një video në profilin e saj në ‘Instagram’ ku i mëson ndjekësve disa ushtrime për këmbët.

Kështu, ndonëse nuk keni një instruktor privat, me pak vullnet mund të mësoni edhe ju nga VIP-at si të bëni ushtrime në shtëpi. Ndërsa ne ju sugjerojmë të bëni edhe disa ushtrime joge, si Isida Mollaymeri e cila na mahniti me këtë foto.

PUBLICITET