Familja e aktores turke Pinar Deniz po kalon një situatë shumë të vështirë pasi gjyshja e saj ka patur probleme me frymëmarrjen. Dyshohet se gjyshja e aktores është infektuar nga virusi ‘Covid-19’. Për këtë shkak familja e saj është karantinuar.

Pinar Deniz ka bërë të ditur se mamaja e saj dhe tezja janë karantinuar në dhoma të veçanta. Ajo shprehet e mërzitur për faktin që secili po e vuan këtë situatë larg njëri-tjetrit. Aktorja tregon se ka tre ditë që po pret për përgjigjen e testeve.

26-vjeçarja është shumë aktive në rrjete sociale duke informuar fansat dhe duke i bërë thirrje të zbatojnë masat e marra nga qeveria turke. Pinar Deniz ka luajtur në shumë seriale turke ku më të njohurat janë “Vatanim Sensin” dhe “Bir Deli Ruzgar”.

PUBLICITET