Gjermania nuk i ka shpëtuar koronavirusit, me afro 30 mijë persona të prekur, por fatmirësisht numri i të vdekurve është i ulët krahasuar me vendet e tjera.

 

Sistemi shëndetësor gjerman po arrin të përballojë situatën, në ndryshim nga Italia fqinje, ku po haset vështirësi e jashtëzakonshme për të kuruar të prekurit.

 

Në këtë situatë, “Tgcom24” shkruan se Gjermania ka reaguar duke marrë 8 pacientët e parë nga Italia, të cilët do të kurohen në Gjermani.

 

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se pandemia është duke u përshpejtuar. Po ashtu, OBSH u ka bërë thirrje krerëve të G20-ës të bashkëpunojnë në mbrojtje të mjekëve, të cilët janë në vijën e parë të frontit në këtë luftë.

PUBLICITET