Këngëtarja e njohur e Kosovës, Remzije Osmani ka qenë pasditen e sotme në një lidhje direkte me Bieta Sulon në programin ‘Ftesë në 5’.

Osmani ka ndarë me teleshikuesit gëzimin e mbesës, ndërsa nuk ka ngurruar të zbulojë dhe momente plot humor në familjen e saj. Osmani tregoi se vajza e saj e pyeste herë pas here se si po qëndronte kaq ditë në shtëpi sepse nuk ishte mësuar me këto ritme më parë.

Remzie pohoi po ashtu se për një periudhe kohore të gjatë ka pasur frikën se ishte e infektuar me ‘Covid 19’, sepse kishte takuar dhe përqafuar shumë njerëz gjatë koncerteve të saj. Për këtë arsye këngëtarja i kishte kërkuar të gjithë njerëzve t’i qëndronin larg dhe mos ta takonin, ashtu siç do të vepronte dhe ajo me ta.

Megjithatë ajo shtoi se tashmë kanë kaluar afërsisht 10-12 ditë nga momenti i izolimit, ndaj dhe ndihet më e sigurt për shëndetin e saj.

Në mbyllje të bisedës, Osmani pohoi se me përfundimin e kësaj gjendje do përpiqet të rikthehet sa më parë me muzikë për fansat e saj.

PUBLICITET