Koronavirusi ka prekur dhe prokurorinë e Shkodrës, pasi një Oficer i Policisë Gjyqësore ka rezultuar pozitiv me COVID -19.

 

Mësohet se punonjësi ka qenë në kontakt me një person të porekur nga virusi. Punonjësi dhe personi që e ka infektuar janë të dy të vetëkarantinuar dhe po ndiqen nga mjekja e Infektivit.

 

Ndërkohë, Prefekti i Shkodrës njofton të gjithë punonjësit e Prokurorisë Shkodër të marrin masa për vetëkarantimin deri me datë 30 Mars 2020, ditë e hënë.

 

Vetëm prokurorët, OPGJ dhe sekretarët e gatshëm do të dalin në punë për të kryer veprimet e ngushtme duke respektuar kërkesat shëndetësore mbrojtëse.