Masa kryesore mbrojtëse ndaj Koronavirusit është qëndrimi në shtëpi. Këngëtari kosovar Shkëlzen Jetishi, i njohur si Xeni, është shoqëruar në komisariatin e policisë së Gjakovës, pasi ka thyer rregullat e vetëizolimit.

 

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Ai tha se këngëtari është shoqëruar në polici, është marrë në pyetje dhe më pas është lënë i lirë, duke premtuar se nuk do i shkelë më rregullat e izolimit.

“Dje është hapur një rast për këngëtarin Shkelzen Jetishi për mosrespektim të urdhëresës.

Është hapur rast idhe është liruar në procedurë të rregullt me premtimin që do ta respektojë urdhëresën”, tha Gjurkaj për gazetën Sinjali.

PUBLICITET