Shumë grekë ankohen për dyndjen e shqiptarëve në vendin e tyre por mesa duket ekonomia e vendit fqinj nuk bën dot pa ta, e sidomos sektori i bujqësisë.

Mbyllja e kufijve me Shqipërinë për shkak të epidemisë së koronavirusit ka sjellë një mungesë të theksuar të punëtorëve në sektorin e bujqësisë. Lajmi bëhet i ditur nga “CNN Greece që i referohet presidentit të Organizatës së Fermerëve të Frutave, Kristos Janaqis.

Problemi është shumë më i madh, sidomos në zonat e veriut të Greqisë aq sa po mendohet një zgjidhje për gjetjen e krahut të punës në kampet e refugjatëve nga Lindja. Janaqis ka theksuar se do shkojnë në kampet që ndodhen në Greqinë e Veriut për tu bërë thirrje emigrantëve të shkojnë të punojnë në bujqësi. Por edhe kjo fermerëve grekë nuk iu duket zgjidhje, pasi punëtorët sezonalë shqiptarë janë të specializuar në sektorin e bujqësisë, ndërsa emigrantët nga Lindja jo.

Raiffesien Bank brenda artikujve
Sipas presidentit të Organizatës së Fermerëve të Frutave shteti grek duhet të gjejë një formulë që të lehtësojë qëndrimin e punëtorëve sezonalë shqiptarë në Greqi pasi nëse mbyllja e kufijve vazhdon deri në muajin maj atëherë sektori I bujqësisë, sidomos në Greqinë e Veriut do të ketë problem të mëdha.