Pas gjendjes dhe kolapsit që ka pushtuar Italinë, edhe Spanja duket se po shkon në të njëjtat hapa.

E ndërsa qindra viktima të tjera u numëruan në 24 orët e fundit nga koronavirusi, rregullat e masat ndaj qytetarëve sa vijnë e shtrëngohen më shumë. E madje së fundmi dhe policia ka gjetur një mënyrë të re.

Siç duket nga pamjet e mëposhtme, në Madrid u përdorën drone për të penguar banorët që të mos dalin jashtë. Po ashtu u bëri thirrje atyre të qëndrojnë në shtëpi përveç nëse është absolutisht e domosdoshme.

PUBLICITET