Këngëtarja e njohur shqiptare, Manjola Nallbani ka treguar sot se si po i kalon këto ditë në karantinë. Në një lidhje direkte me RTV 21, Nallbani u shpreh se sot është dita e dhjetë që nuk e ka kaluar pragun e shtëpisë. Këngëtarja dha një mesazh të fuqishëm duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese ndaj koronavirusit.

“Është sigurisht një periudhë shumë e vështirë për të gjithë jo thjesht për mua. E kam kaluar njëherë një sprovë të tillë kur isha shtatzënë me vajzën e parë. Më është dashur të rri 3-4 muaj regjim shtrati dhe kjo më duket deri diku e durueshme.

Do thoja nëse do kemi parasysh që në situata të tilla me mend as pse ndodhi, as si ndodhi dhe pse po e kalojmë këtë gjë duhet thjesht t’i japim vetes forcë dhe të mendojmë se ka njerëz të tjerë që janë të sëmurë, që kanë kaluar tërmetin dhe shumë nga familjet nuk kanë çati mbi kokë. Ka njerëz që duhet ta përjetojnë në kushte më të këqija sesa ne.

Prandaj le ta marrim e qetësi, nuk kemi zgjidhje tjetër, kryesorja është se rri në shtëpi sepse jam njeri me ndërgjegje jo vetëm për jetën time, të fëmijës sim dhe familjes sime por sot më shumë se kurrë duhet të tregojmë se jemi të ndërgjegjshëm për jetën e të tjerëve, që mund të mos jenë njerëzit njerëzit e gjakut tonë por janë shumë të rëndësishëm”, tha ajo për RTV21. Ajo thotë se ka qytetarë që po rrezikojnë jetën e të tjerëve me lëvizjet e tyre nëpër Shqipëri.

PUBLICITET