Orët e kufizuara të daljes në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin e koronavirusit, duket se kanë sjellë dyndje të qytetarëve nëpër dyqane.

Duke shfrytëzuar orët e daljeve qytetarët në Kukës janë grumbulluar në masë duke marrë thasë mielli, ndërkohë që shihet qartë që nuk është respektuar distance.

“Sot ne Kukës! Pa koment! Pas shtetrrethimit dhe ne pritje te ores policore!!!!!”– thuhet në një video të publikuar në rrjetet sociale.