Futbolli është ndalur edhe në Austri,për rrjedhojë, sulmuesi shkodran i Kombëtares, Bekim Balaj, aktualisht pjesë e Strum Grazit, por zbaton rregullat e izolimit, larg familjes së tij. Në një lidhje me “Fan Zone” shkodrani tregon se si po i kalon monentet e tij larg familjes dhe futbollit.

“Jam në merak për prindërit e mi dhe motrën, që jetojnë në Itali, në Rimini, një zonë mjaft e prekur nga Koronavirusi. Këto kohë kam bërë stërvitje vetëm në një park afër shtëpisë sime, por edhe atë do ta mbyllin,” – deklaroi Balaj në lidhjen me “FanZone”.

“Kam marrë një program dhe po stërvitem vetëm. Mbi të gjitha është jeta, e rëndësishme është të kalojë kjo situatë. Kam kontakte me shokët e Kombëtares, e kalojmë kohën duke luajtur “Ludo King”,”- përfundoi sulmuesi shqiptar.