Blendi Fevziu, me anë të disa postimeve në rrjete social, i bën thirrje të gjithë popullit shqiptar, që ta marrin seriozisht këtë situatë. Fevziu ka postuar një foto, ku disa shqiptarë kanë hipur në taracë, dhe janë mbledhur grumbull, duke mos respektuar asnjë rregull të vetëizolimit.

“I ndalojmë në rrugë, hipin në taracë, ruaji po deshe”– shkruan Blendi Fevziu në një status në profilin e tij në rrjete sociale.

Gazetari ka vazhduar gjithashtu dhe me disa postime në InstaStory, ku dërgon mesazhe të forta ndërgjegjësimi për shqiptarët që nuk i binden rregullave:

“Një mesazh për moshën e tretë. Nuk ka asnjë vlerë të qëndroni në shtëpi gjithë ditën dhe në ora 16:00 të mblidheni 50 veta bashkë në lulishten e lagjes duke luajtur domino. Keni hedhur poshtë gjithë sakrificën e ditës. Mbroni veten. Shihni përtej nesh për të kuptuar çpo ndodh….

PUBLICITET