Legjenda e muzikës “country”, Kenny Rogers, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

 

Lajmi është konfirmuar nga një përfaqësues i familjes, i cili kë bërë të ditur se këngëtari ka ndërruar jetë paqësisht në shtëpinë e tij për shkaqe natyrale.

 

Rogers ishte në kulmin e tij gjatë viteve 1970-1980, kur fitoi edhe tre çmime Grammy. Karriera e tij zgjati për thuajse 6 dekada, dhe ishte i njohur për zërin e tij të ngjirur dhe baladat si The Gambler, Lucille dhe Coward of the Country.

 

Rogers ishte martuar pesë herë dhe kishte pesë fëmijë.