Partia Demokratike ka publikuar letrën e kompanisë private, e cila ka hetuar të vërtetën e mesazhit të pretenduar se është dërguar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha në adresë të gazetares Eni Vasili, gjatë kohës që po fliste kryeministri Rama.

Në letrën e kompanisë celulare theksohet se mesazhi është dërguar nga një platformë e huaj dhe ku është vendosur si identitet numri i kreut të opozitës. Në shkresën zyrtare theksohet më tej se SMS-ja nuk është gjenerura nga numri i klientit Lulzim Basha.

“SMS nuk është dërguar nga Lulzim Basha apo nëpërmjet sistemit të kompanisë celulare.

SMS është dërguar nga një platformë e huaj SMS në internet për dërgimin e SMS-ve, jashtë rrjetit të kompanisë celulare”, thuhet në letrën e kompanisë celulare.

Për këtë ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili thekson se po përdoren lojra të pista për të sulmuar opozitën.

“E vërteta është më e qartë dhe e pastër se çdo lojë e pisët apo maskë e skaduar. Le ta shohin dhe gjykojnë vetë shqiptarët se kush e ka mendjen tek pushteti dhe përdor mesazhe të sajuara kundër kreut të opozitës. Me qëllimin e vetëm, të largojë vëmendjen nga propozimi ynë që ndihmon realisht qytetarët dhe biznesin për të përballuar krizën. 👇”, thekson Bardhi.

PUBLICITET