Moderatorja e “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të shumta të fansave ditën e sotme, përmes Instagramit. Shumë prej pyetjeve kishin të bënin me lidhjen e saj me Markun dhe Rudina zbuloi shumë të pathëna.

 

E pyetur si e kanë pritur familjarët e saj kur i tha se do ndahet nga Aleksi dhe është lidhur me Markun, Rudina u përgjigj: “Si çdo familje që dëgjon ndarjen! Mërzi, trishtim, etj.

 

Por ama shumë mbështetje! Falë familjes sime unë nuk jam ndjerë kurrë vetëm! Kam parë prindër që hiqen si të ’emancipuar’ dhe me nivel, por kur vjen dita për të mbështetur vajzën, kanë turp nga fisi”.Moderatorja tregoi gjithashtu se vajza e saj e thërret Markun “Xhaxhi Maku”.