SHKODËR, POLICIA KONTROLLE NË RRUGË PËR LËVIZJET

Policia vendore e Shkodrës pas orës 10:00 kur tashmë nuk lejohet lëvizja e këmbësoreve ka dalë në rrugët e qytetit duke kontrolluar të gjithë këmbësorët, ata në biçikletë apo edhe me mjete të pautorizuara. Efektivët kanë këshilluar qytetarët që ndodheshin në rrugë për të shkuar në shtëpitë e tyre ose në të kundërt gjobiten.

 

Kishte nga ata që po pinin raki por policia nuk i lejoi dhe nëse e përsërisin mund të gjobiten sipas vendimit të kryeministrit.

 

Një qytetar kundërshtoi forcat e policisë dhe menjëherë efektivët vepruan duke e shoqëruar drejt komisariatit.

 

Lëvizja pas orës 10:00 rezultoi minimale në rrugët e qytetit ndërsa policia do të vijojë të jetë në terren kudo në rrugë dhe në rast se qytetarët shkelin oraret kur lëvizja është e ndaluar rrezikojnë që të gjobiten.

 

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fstarplustelevision%2Fvideos%2F218744035852860%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...