Në ditët e izolimit në shtëpi, ndër të tjera, gjëja që na mundon më shumë është nostalgjia për pasditet e zhurmshme mes miqsh apo bashkimi me njerëzit e dashur duke sfiduar çdo distancë…

Në vitin 2020, mes gjithë lehtësive të tjera, teknologjia na ka ndihmuar t’i kalojmë ditët në karantinë me më pak stres, duke na vënë në dispozicion aplikacione që ndikojnë në humorin tonë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo.

Houseparty është aplikacioni që po lulëzon së bashku me virusin, por ndryshe nga ky i fundit, Houseparty na ndihmon të shohim, të qeshim dhe të luajmë me të afërmit e miqtë që i kemi larg duke na i sjellë ata më afër. Si mund ta përdorim? Është e thjeshtë…

Ky aplikacion na lejon të lidhemi me një grup njerëzish prej 8 personash (maksimumi) në të njëjtën kohë. Ndërkohë, çfarë e diferencon Houseparty-n nga komunikimet e tjera ne grup? Houseparty është “cool”, ju lejon të luani lojëra dhe të sfidoni njëri-tjetrin në mënyrën më interesante!

Sapo ta keni instaluar këtë aplikacion në telefonin, tabletin apo laptopin tuaj, do t’ju kërkohet të krijoni një profil që në këtë rast do të quhet “dhomë”, në të cilën do të mund të ftoni deri në 8 miq!

Jeni gati për të bërë qejf me miqtë tuaj edhe gjatë kohës që jeni në karantinë? Sugjerimi ynë nuk duhet humbur!

PUBLICITET