Presidenti Ilir Meta në një intervistë për News24 njofton se ka bërë testin e koronavirusit.

Ai tha se ishte në një palestër dhe u informua se një qytetar aty kishte rezultuar pozitiv. Meta sqaron se ai e njihte qytetarin në fjalë por nuk ja kishte dhënë dorën.

“Unë bëra testin pasi mora informacion se kisha qenë në një palestër ku kishte rezultuar një qytetar që unë e njihja por nuk ja kisha dorën. U informova se kishte rezultuar pozitiv.”- tha Meta