Teksa kryeministri vazhdon e bën thirrje “Qëndroni në shtëpi”, ka dhe nga ata të cilët janë të detyruar të shkojnë në punë.

Një ndjekës i Albeu.com shkruan pranë redaksisë se i kanë kërkuar të paraqitet pranë call center-it ku punon.

“Përshëndetje, jam shumë e shqetësuar. Sot na kanë thirrur në punë. Në call center, si është e mundur kur kryeministri bën thirrje dhe thotë rrini në shtëpi?! Kemi familje! Po marrin në qafë të tjerët duke na nxjerr në punë. Nuk e kuptoj si është e mundur të hapen kur të gjithë janë mbyllur. Jam shumë e shqetësuar, kam familjen. Edhe burri sot është thirrur në punë”, shkruan qytetarja.

Ndërkohë një tjetër, që punon pranë një fabrike në Shkodër ka po të njëjtin shqetësim.

Në situata të ngjashme janë dhe punonjësit pranë fasonerive të cilët në të kundërt mund të rrezikojnë vendin e punës.

Kujtojmë se ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 9 raste të reja të prekur nga koronavirus, ku në total numërohen 51 persona.

Ndërkohë, qeveria ka marrë masa edhe më të rrepta ku prej orës 18:00 të ditës së sotme, është ndaluar dhe lëvizja në këmbë.

Atëherë, si do të zgjidhet halli i këtyre të punësuarve, ku nga njëra anë përballen me një armik të panjohur që mund t’i rrezikojë jetën e nga ana tjetër me vendin e punës?!/albeu.com