Gazetari Arjan Çani ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama. Me një status në profilin zyrtar të faqes “Zonë e Lirë” në rrjete sociale, Arjan Çani ‘ka vjellur vrerë ndaj kryeministrit, pas vendimit të qeverisë, i cili ka ndaluar transmetimet audiovizive, me më shumë se dy persona, për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

 

Arjan Çani ka shpërthyer me nota fyese ndaj Edi Ramës, duke e etiketuar me ironi si Faraonin e Egjiptit, i cili po shfrytëzon situatën për të marrë hak.

 

Postimi i Arjan Çanit.
Reagimi

 

“Na mbylli I Gjati na mbylliiii….Ka 20 vjet që e pret këtë ditë…Putain… Bravo Ramses! Bravo o Faraon i Egjiptit!!! Tani je që je, futi një të mbyllur rrjeteve sociale diarre dhe fli i qetë….Të erdhi dita dhe e meriton.

 

Ke luftuar për këtë ditë…Jepi Rams. Merr hak fort. Askush s’e ka mendjen në këto kohë kolerash. Madje shumica e banorëve idiotë dhe analfabetë të këtij katundi, do gëzohen pa masë. Jepi Ramses Faraoni…Godit fort. Deguelasse!”– shkruan Arjan Çani.