Kryeministri Edi Rama në një dalje live nga ‘Facebook’-u i tij deklaroi se thirrjes së ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu, për t’ju bashkangjitur ekipit të personelit mjekësor për të luftuar COVID-19, i janë përgjigjur shumë mjekë dhe infermierë.

Kreu i qeverisë theksoi se mbi 400 mjekë iu përgjigjën thirrjes patriotike, po ashtu dhe shumë infiermierë. Ai e cilësoi një veprim që të rrëqeth shpirtin, faktin që shumë mjekë dhe infermierë iu bashkuan ekipit.

“Mirëdita miq! Si po ja kaloni me sikletin e mos daljes nga shtpëia. Unë po heq keq, por skam ku shkoj. Punoj online me ministrat. Flas me Ogertën. Marr të dhënat dhe porositë e ekspertëve. Lexoj çfarë shkruan mediat dhe ndjek se ccfarë thonë dhe bëjnë kolegët nëpër botë. Luaj me Zahon që një e dy më thotë; laj duart, e hap dritaret.

Hy dhe në Fb të shikoj komentet. Më kap sikleti kur kujtoj sa e sa historirash mbylljes dhe vetmie që kanë kaluar njerezit në këto lloj situatash. I them vetes; boll ske për të lëvizur. Pikë! Puna vazhdon. Nësër administrata është pushim,d o ishte pusikm meqë Dita e Verës ra të shtunën. Kështu që vetëburgosja vazhdon. Vazhdon dhe për ata që nuk kanë detyra esenciale.

Të tjërët do të jenë në punë normalisht, sicc do të jenë në punë dhe kompanitë që garantojnë hallat jetike të zinxhirit ekonomik të vendit. Lajmi bukur fare sot se thirrjve të Ogertës dhe dekanit të Fakultetit të Mjkësisë i kanë përgjigjur 497 mjekë dhe 617 infermierë. Një gadishmëri e madhe njerëzore dhe profesionale që në këtë kohë të rrëqeth mishin me patriozimin e tyre.”, tha Rama.